Besar Halimi do të jetë përforcimi i ri i Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Kosova nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Azerbajxhan në ndeshjen e parë.
Në këtë përballje, një nga mungesa e mëdha të Kosovës ishte mesfushori Besar Halimi, që së fundi kompletoi transferimin nga Mainz te Brondy në Danimarkë.
Por, trajneri Bernard Challandes për ndeshjen e së hënës kundër Ishujve Faroe, do të ketë një alternativë më shumë për mesfushën, duke llogaritur edhe në Besar Halimin. 23 vjeçari pritet të jetë titullar në këtë ndeshje.