Veseli pas humbjes: Të zhgënjyer, por Lazio do të bëjë gjëra të mira

Futboll

Veseli pas humbjes: Të zhgënjyer, por Lazio do të bëjë gjëra të mira

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:23
Frederik Veseli

Lazio ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Empoli 0-1.

Në këtë ndeshje Frederik Veseli, ka luajtur si mbrojtës i majtë, pozitë që nuk kishte luajtur që një kohë të gjatë.

E pas ndeshjes mbrojtësi shqiptar ka folur për mediat italiane.

“Ka kaluar pak kohë që kur kam luajtur në krahun e majtë për herë të fundit. Pastaj fizikisht nuk jam në 100%”, tha Veseli.

Mbrojtësi nga Kosova deklaroi se janë të zhgënjyer me humbjen e pësuar.

“Jemi të zhgënjyer pas humbjes, nuk kënaqemi vetëm me lojën e mirë. Ne kemi ambicie si lojtarë dhe duam të bëjmë gjithmonë mirë”.

“Kur humbet një ndeshje je gjithmonë i zhgënjyer. Lazio është një ekip i mirë dhe ne e dinim këtë”.

Veseli thotë se Lazio do të shkoj lartë këtë vit.

“Ata kanë lojtarë të mirë. Ne duhet të ishim më të kujdesshëm në disa momente. Unë jam i sigurt se ata do të bëjnë gjëra të mira këtë vit”, deklaroi Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat