Hysaj me Napolin pa respekt për Torinon

Futboll

Hysaj me Napolin pa respekt për Torinon

Nga: K. Goca Më: 23 shtator 2018 Në ora: 14:31
Hysaj me Napolin pa respekt për Torinon

Napoli importoi tri pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës në Serie A në futboll. Napolitanët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Torinos, në ndeshjen e javës së pestë.

Që nga fillimi i takimit napolitanët treguan se nuk do të lëshojnë asnjë pikë në terrenin e Torinos. Insigne (4’ e 59’) dhe Verdi (20’) shënuan për fitoren e Napolit, kurse në minutën e 51-të Belotti ka qenë i saktë nga penalltia, por nuk mjaftoi për torinezët. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj kreu detyrat e tij dhe ndihmoi skuadrën që të kthehen me pikë të plota.

Napoli renditet në vend të dytë me 12 pikë, kurse Torino e 13-ta me 5 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat