Çudi se si e humbi ndeshjen e fituar Genc Kalemlerit në Maqedoni!

Futboll

Çudi se si e humbi ndeshjen e fituar Genc Kalemlerit në Maqedoni!

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:04
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Genc Kalemler ka humbur vendin e parë dhe fitoren në Autokomandë në ndeshjen kundër Skopjes, pas triumfit 1:0, të martën, për shkak të paraqitjes së parregullt të një lojtari.

Skopje zyrtarisht do ta fitojë ndeshjen, pa marrë parasysh humbjes në fushë nga klubi gostivaras. Sipas propozicioneve të Ligës së dytë, në përbërje të skuadrës është e nevojshme të ketë lojtarë të rinj, por njëri duhet të jetë patjetër nën moshën 21 vjeç, kurse i dyti deri më 19-vjec.

Genc kalemler i kishte dy të rinj, por problemi është se lojtari i dytë i ri ka qenë një vjet më i vjetër se sa lejohet, dhe për këtë shkak gostivarasit zyrtarisht humbin ndeshjen.

FFM në faqen e saj ka hequr pikët Genc Kalemlerit dhe tani ata kanë rënë në vendin e katër me 10 pikë, kurse në pozitën e parë ka dalë Gostivari me 12 pikë. Çudi apo jo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat