Pasi u largua nga Argjentina, Sampaoli bëhet me skuadër të re

Futboll

Pasi u largua nga Argjentina, Sampaoli bëhet me skuadër të re

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:04
Jorge Sampaoli

Ish-trajneri i Albicelestes nuk do të qëndrojë gjatë i papunë. Dështimi në Botëror në krye të Argjentinës nuk e pengon Jorge Sampaolin të nisë një aventurë të re në rolin e trajnerit.

I përzgjedhur si trajneri më i keq i vitit nga lexuesit e prestigjiozes spanjolle Marca, 58-vjeçari është shumë pranë nënshkrimit me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Ittihad, që është pa trajner që nga 15 shtatori, kur shkarkoi nga detyra Ramon Diaz.

Sampaoli, që kulmin e karrierës e pati në krye të Kilit, duke fituar Kupën e Amerikës në vitin 2015, prej ditësh është në bisedime me drejtuesit e klubit arab dhe së shpejti do të nënshkruajë me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat