Barcelona bën ndryshime në logon e klubit

Futboll

Barcelona bën ndryshime në logon e klubit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:48
Logo e klubit

Klubi katalanas ka vendosur të bëjë ndryshime në logo.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm logo e Barcelonës do të pësojë ndryshime.

Megjithëse është ende në pritje të konfirmimit nga antarësia e klubit Barcelona e ka publikuar si fakt të kryer logon e saj të re. 

Ndryshimet edhe pse janë minimale, vihen re me lehtësi tek logo e re, pasi mungon shkrimi “FCB”. 

Ndryshimet e tjera janë më delikate dhe përfshijnë heqjen e vijave të zeza brenda stemës, reduktimin e vijave “blaugrana” nga shtatë deri në pesë, ndriçimi i disa prej ngjyrave dhe topi do të jetë më i dukshëm.

Nëse aprovohet, do të jetë hera e parë që Barcelona e ndryshon logon e saj që nga viti 2002.

Gjithashtu, do të jetë hera e parë që nga viti 1910, që “CFB” dhe “FCB” nuk figurojnë në stemën e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat