Lopetegui pas humbjes me CSKA-n: Do tu kthehemi golave dhe fitoreve

Futboll

Lopetegui pas humbjes me CSKA-n: Do tu kthehemi golave dhe fitoreve

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:56
Julen Lopetegui

Humbja e tretë e sezonit, ndërsa tri lojë radhazi pa shënuar gol, janë statistika që duhet ta zgjojnë Real Madridin dhe Julen Lopeteguin. 

Tri ndeshje pa shënuar i kishte ndodhur Real Madridit në sezonin 2006/07, por Lopetegui po u kërkon tifozëve të qëndrojnë të qetë.

“Dhjetë ditë më parë ne e mposhtëm Romën dhe ishim të pamposhtur”.

“Tani, nuk jemi aq keq. Ka disa situata në futboll që ne duhet t’i ndalojmë”.

Lopetegui është i bindur se golat do të kthehen.

“Ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi të shënojmë. Të vazhdojmë të krijomë raste dhe ne do të jemi më të suksesshëm, nuk kam dyshim se skuadra do të shënojë dhe fitoret do të vijnë”.

“Sot nuk ishte e lehtë, por ne duhet të mendojmë për ndeshjen me Alavesin tani”.

“Ne nuk kemi arritur të shënojmë, por shanset kanë qenë të panumërta që kemi pasur”.

“Na ka munguar siguria, ne kemi provuar dhe nga distanca, në qendër, përmes topave filtrues”.

“Nga kjo pikëpamje ne kemi pasur fat të keq”, ka thënë trajneri.

Tani është koha që Los Blancos të fokusohet në ligë, ku do të përballen me një udhëtim të ndërlikuar në Alaves këtë të shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat