A ju kujtohet Fisniku i artë i fundviteve të 70-ta!

Futboll

A ju kujtohet Fisniku i artë i fundviteve të 70-ta!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:14
A ju kujtohet Fisniku i artë i fundviteve të 70-ta!

Kujtohet si futbollist luftarak, sidomos në Ligën e parë federative të ish Jugosllavisë. Është fjala për Fisnik Ademin, që atëkohë luante mesfushor ofensivë dhe në fanellën e klubit me renome Trepça nga Mitrovica. 

Djaloshi i artë i fundviteve të 70-ta, shquhej me lojë në fanellën e Trepçës që garoi në Ligën e parë ish jugosllave në vitin 1977-78 dhe luajti në finalen e Kupës së Marshall Titos në vitin 1978. Fisniku me Trepçën ishin të pafat në finale, pasi që pas 120 minutave pësuan humbje me 1:0 nga Rijeka. Fisniku ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe ka luajtur së bashku me Ramadan Cimilin, Hasan Shasivarin, Adnan Zeqirin, Erdogan Celinën, Rafet Prekazin etj.  

Image

KF Trepça 1977-78

Ish futbollisti i mirënjohur, Bardhec Seferi ka respekt të veçantë për të dhe thotë se ka qenë me vite të tëra kapiten dhe pjesë e Trepçës deri në vitin 1982. Ndryshe Fisniku është nga qyteti piktoresk Peja.  Përveç që ishte një futbollist i përkryer dhe reprezentues olimpik, ka qenë elegant edhe me veshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat