Reali në krizë

Futboll

Reali në krizë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:24
Lopetegui

Real Madrid gjendet në një kolaps pasi në tre ndeshjet e fundit nuk ka arritur të shënojë asnjuë gol, diçka e tillë nuk ndodhte që prej vitit të largët 2007 ose e thënë ndryshe, 5 orë e 19 minuta pa gjetur rrugën e rrjetës. Reali zhvilloi një ndeshje jo shumë cilësore përballë rusëve të CSKA.

Në këtë takim madrilenët goditën drejt portës plot 26 herë por asnjëra prej tentativave nuk shkoi në rrjetë. Trajneri i kampionëve në fuqi të europës, Lopetegui është në një presion të madh dhe tashmë qëndrimi si strateg i skuadrës është vendosur në pikëpyetje të madhe. në konferencën pas ndeshjes, trajneri u pyet rreth një shkarkimi të mundshëm por përgjigja e tij befasuese ishte se i nevojitej më tepër kohë.

“Është ende shumë herët të flitet për shkarkim, sapo kemi filluar sezonin dhe kemi ende punë për të bërë, na nevojitet kohë”, tha trajneri i Real Madrid, Lopetegui.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat