Feronikeli me një lojtar me pak la gojëhapur Llapin

Futboll

Feronikeli me një lojtar me pak la gojëhapur Llapin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:26
Feronikeli me një lojtar me pak la gojëhapur Llapin

Kryetrajneri Zekirja Ramadani i ka dhënë frymë skuadrës së Feronikelit nga Drenasi, e cila nuk ka të ndalur dhe e ka thelluar edhe më shumë epërsinë në krye të tabelës. Feronikeli kthehet me tri pikë të mëdha nga stadiumi “Zahir Pajaziti’ nga Podujeva, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 rivalit direkt për titull, Llapi. Ky ishte derbi i javës së tetë të elitës së futbollit, por i takoi skuadrës nga Drenasit, ani se nga minuta e 42-të ka qenë me një lojtar me pak, pasi që Kastriot Rexha ndëshkohet me karton të kuq, për shkak të sjelljes josportive. Ai e goditi me top me qëllim lojtarin kundërshtar, Behar Maliqi. Në minutën e 72-të, sulmuesi Astrit Fazliu, me dinakërinë  tij nga rreth 11-12 metra, me goditje jo edhe aq të fortë, heshti llapjanët, duke i siguruar fitore të madhe Feronikelit.  FC Feronikeli kryeson me 20 pikë, ka katër me shumë se Llapi në pozitën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat