Manchester United konfirmon trajnerin Jose Mourinho

Futboll

Manchester United konfirmon trajnerin Jose Mourinho

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 11:45
Jose Mourinho

Manchester United këmbëngul se Jose Mourinho nuk do të shkarkohet këtë fundjavë, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes kundër Newcastle.

Shtypi anglez ka shkruar se portugezi do të largohet nga “Old Trafford” nëse ekipi i tij nuk arrin në rezultat pozitiv në pasditen e sotme, por klubi me një term të qartë “lajme të pakuptimta” ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Daily Mail” ka kontaktuar me disa drejtues të “djajve” që kanë konfirmuar se Mourinho nuk do të largohet pavarësisht se ekipi ka pas startin më të dobët në 29 vitet e fundit.

United nuk ka fituar prej pesë ndeshjesh në “Old Trafford”, duke barazuar rekordin negativ të vitit 1989 dhe nëse nuk fiton ndaj Newcastle do të regjistrojë ecurinë më të dobët të historisë së tyre.

Mourinho duhet të fitojë me çdo kusht, për të larguar fantazmat e Zinedine Zidane, megjithatë klubi i ka dhënë garancinë edhe kësaj radhe. Nuk do të ketë asnjë shkarkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat