Kosova në Hungari

Futboll

Kosova në Hungari

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:04
Kosova në Hungari

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka udhëtuar drejt Hungarisë ku do të marrë pjesë në turneun kualifikues për kampionatin evropian. Prej datë 5 tetor futbollistët e Kombëtares U-19 ishin grumbulluar në Prishtinë për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjet parakualifikuese. Kombëtarja U-19 ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 10 tetor kundër Austrisë, ndërkaq më 13 tetor do ta zhvillojë me nikoqirin Hungarinë dhe më 16 tetor e përmbyllin turin me ndeshjen kundër Sllovenisë. Sipas fjalëve të menaxherit të ekipit Rinor Havolli ekspedita ka arritur në Hungari dhe janë vendosur në hotel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat