Shqipëria do të përballet me Jordaninë mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena, ndërsa Mërgim Mavraj ka dashur të tërheq pakëz vëmendjen me postimin e tij me humor në të cilin shfaqet ai duke rregulluar mjekrën e tij para një takimi tjetër.
Në postim shkruan: “Rregulloni mjekrat se sot do të përballemi me mjekrosha.”
Mërgimi ka vjedhur zemrat e gazetarëve grek të cilët që nga mbërritja e tij në Selanik për t’u bashkuar me ekipin Aris, e kanë ngritur në qiell me shkrimet e tyre.
Në këtë test miqësor, Mavraj pritet të jetë titullar në qendër të mbrojtjes për të ndihmuar Strakoshën për t’a mbajtur portën e paprekur.