Evra zbulon prapaskenën në dhomat e zhveshjes

Futboll

Evra zbulon prapaskenën në dhomat e zhveshjes

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:55
Evra zbulon prapaskenën në dhomat e zhveshjes

“DJ”-in në dhomën e zhveshjes së Mançester Junajtid dikur e bënte Patris Evra. Sot për muzikën kujdeset Eshli Jang, i cili i ka kërkuar edhe këshilla në “Instagram” ish-mbrojtësit francez të “djajve të kuq” për përditësimet e fundit të muzikës.

Ky i fundit i është përgjigjur se aq i zoti ka qenë në këtë punë në “Old Trafford” (2006-2014), sa bënte edhe ish-trajnerin Sër Aleks Ferguson që të kërcente me muzikën e tij. “Po shoh njerëz që po përpiqen të më zëvendësojnë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, komentoi 33-vjeçari me humor për Eshli Jangun. “Vëllai im, edhe Fergusoni kërcente kur isha unë DJ, por ti nuk mund të jesh një DJ më i keq sesa Rio Ferdinand, kështu që zgjedhjet e tua janë të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat