Rikthehet harmonia te Skënderbeu

Futboll

Rikthehet harmonia te Skënderbeu

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:48
Rikthehet harmonia te Skënderbeu

Atmosferë optimale për Skënderbeun para sfidës së kësaj fundjave me Kamzën. Klubi ka zgjidhur shpejt pretendimin e lojtarëve për pagat, duke krijuar një klimë mjaft pozitive në grupin e lojtarëve, çka është e lehtë të konstatohet edhe në imazhet e seancës stërvitore. Futbollistë të fokusuar tërësiht te ajo që duhet të japin në fushën e lojës. Për Orges Shehin dilema e madhe për përballjen e së dielës është sulmi. Blerim Krasniqi i preferuar si titullar më të shumtën e ndeshjeve në kampionat, është në garë me kohën për tu rikuperuar sa më shpejt për të qenë gati për Kamzën, nëse nuk ja del, në vend të tij Oto John. Nigeriani nuk mund të konsiderohet gjithsesi alternativë e dytë, dy gola në kampionat, shpejtësi dhe aftësi teknike që shpesh cojnë në krizë mbrojtjet rivale, 20 vjecari ka justifikuar besimin e klubit për ta kthyer në bazë pas huazimit në Kosovë. Gjithsesi gara për sulmin, nuk kufizohet mes vetëm Krasniqit dhe Oto John, pasi me rikuperimin e tij ka hedhur dorezën e sfidës dhe Ardit Hoxhaj, ndaj Luftëtarit shënoi pak minuta pas zbriti në fushë një gol që ngjason me një kandidaturë për formacionin, edhe pse Shehi ashtu si parardhësi i tij Ilir Daja, preferon të ruajë strukturën e 11 shes titullare duke bërë ndryshime vetëm në rastet kur ato janë të kushtëzuara. Edhe për këtë arsye, dilema e vetme për sfidën me Kamzën, mbetet maja e sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat