Inter – Milan, Fabi Capello zbulon se kush do të triumfoj!

Futboll

Inter – Milan, Fabi Capello zbulon se kush do të triumfoj!

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 19:15
Fabio Capello

Fabio Capello është deklaruar rreth përballjes së Interit me Milanin në Serie A.

Fabio Capello ka thënë se ndeshjen në mes të Interit dhe Milanit, që starton sonte nga ora 20:30, do ta përcaktoj “vendosmëria dhe motivimi”.

“Ju kurrë nuk mund të bëni parashikime në një derbi, sepse loja është e ndarë nga pjesa tjetër e sezonit dhe ka atmosferën e vet të veçantë”, ka thënë trajneri italian.

“Këto statistika tregojnë për një barazim, por ju duhet të analizoni dobësitë e skuadrave dhe në këtë kuptim mua më duket sikur mbrojtja e Milanit nuk është veçanërisht e fortë”.

“Rossonerët kanë pak vështirësi në pjesën e prapme dhe Interi është shumë i rrezikshëm në sulm. Milani do të duhet të jetë me të vërtetë shumë i kujdesshëm”.

“Statistikat nuk janë vendimtare, por vendosmëria dhe motivimi”, përfundoi Capello. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat