Solskjaer: Juventusi është favorit i Ligës së Kampionëve, sidomos tani me Ronaldon

Futboll

Solskjaer: Juventusi është favorit i Ligës së Kampionëve, sidomos tani me Ronaldon

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 22:13
Ronaldo dhe Solskjaer ishin bashkëlojtarë te Unitedi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer beson se Juvensui është favorit i pashmangshëm i Ligën së Kampionëve pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos.

Djajtë e Kuq përballen me Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve nesër (e martë) në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Old Trafford.

Për këtë ndeshje ka folur ish-futbollisti i njohur Solskjaer, i cili ka folur për Ronaldon dhe Juventusin.

“Kur arriti në Angli ai [Ronaldo] ishte vetëm një fëmijë, por ai na tha se do të ishte më i miri në botë”, kujton fillimisht Solskjaer për La Repubblica.

“Menduam se ishte i çmendur, por ishte e vërtetë ajo që tha”.

“Unë kurrë nuk kam takuar një profesionist si ai”.

“Sir Alex [Ferguson] e donte shumë atë”.

“A janë Juventusi favoritë të Ligës së Kampionëve? Është e pashmangshme, sidomos me Cristianon në zonën e penalltisë”, përfundoi legjenda norvegjeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat