Zyrtare: Alonso vazhdon kontratën me Chelsean

Futboll

Zyrtare: Alonso vazhdon kontratën me Chelsean

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:48
Marcos Alonso

Futbollisti spanjoll para dy vitesh është transferuar nga Fiorentina.

Marcos Alonso ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean, që do ta lidhë atë me klubin londinez deri në verën e vitit 2023.

Këtë lajm e ka konfirmuar klubi anglez në faqen zyrtare.

Alonso ka qenë një prej lojtarëve më të mirë te Chelsea, që nga transferimi i tij në verën e vitit 2016.

Duke parë interesimin e disa skuadrave të tjera për ish-futbollistin e Fiorentinës, “Blutë”, kanë vendosur ta blindojnë atë duke i ofruar kontratë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat