Neymar “tallet” me Mbappe, ky i fundit e injoron

Futboll

Neymar “tallet” me Mbappe, ky i fundit e injoron

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:54
Neymar dhe Mbappe

Neymar, prej pak ditësh është ndarë nga e dashura e tij, Bruna Marquezine, por tek ai nuk vihet re aspak trishtim.

Ylli brazilian është parë në stërvitjen e radhës shumë i buzëqeshur, madje ka gjetur edhe kohë për t’u “tallur” me shokun e tij të ekipit, Mbappe. Në videon e publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, 26-vjeçari i fut topin në mes të këmbëve yllit francez, ky i fundit “i gjuan” sërish me top, dhe nisë sërish stërvitjen. Ndërkohë Neymar vazhdon të qeshë dhe të “krenohet” me atë që ka bërë.

PSG do të përballet mbrëmjen e sotme me Napolin në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat