Rafinha: Ja pse nuk e festova golin ndaj Interit

Futboll

Rafinha: Ja pse nuk e festova golin ndaj Interit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:33
Rafinha

Rafinha është deklaruar i kënaqur me fitoren e Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Katalanët kanë shënuar fitore 2:0 në ‘Camp Nou’, për fitoren e tretë të tyren Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Isha absolutisht i kënaqur që u zgjodha titullar, i kënaqur për fitoren, golin dhe për motivimin intensiv që më dha kjo natë”, ka deklaruar Rafinha, 

“Ne bëmë shumë mirë kundër një ekipi që dinim se do të na shkaktonte vështirësi gjatë gjithë natës”.

“Për të fituar, Barcelona duhet të aplikonte futboll të mirë”.

“Nuk festova te goli shkaku i respektit për Interin, pasi kam luajtur për këtë skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat