Manchester United është vënë në alarm.
Manchester United është në rrezik që t’i humbet disa lojtarë në afatin e verës 2019.
David de Gea është në listën e Juventusit, andaj ata mund ta transferojnë si lojtar të lirë, pasi kontrata i skadon verën e ardhshme.
Portieri spanjoll ka kohë që po pritet ta nënshkruaj kontratën e re te Manchester United, mirëpo ajo gjë nuk po ndodh.
De Gea po e preferon një kalim te Juventusi, andaj ‘Djajtë e Kuq’ janë duke u frikësuar se mund ta humbasin si transfer të lirë.
Tashmë është e njohur që Juventusi është ekspert në marrëveshje me parametra zero, andaj mund ta bind shumë lehtë spanjollin që të kaloj në Torino.