Kosova ia zbraz tribunat Rumanisë

Futboll

Kosova ia zbraz tribunat Rumanisë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:14
Ilustrim

Brohoritjet “Kosova është Serbi”, si dhe shpalosja e parullave me përmbajtje raciste Federatën e Futbollit të Rumanisë i kanë kushtuar 73 mijë euro. Lajmin për gjobitjen e rumunëve e bëri të ditur sot UEFA, pasi ka shqyrtuar të gjitha raportet e ndeshjeve të Ligës së Kombeve të zhvilluara në mes të tetorit. Ndezja e piroteknikës dhe futja e shikuesve në terrenin e lojës ishin të mjaftueshme që rumunët edhe një ndeshje tjetër si vendas ta luajnë pa shikues. Rumunët me 50 mijë euro u gjobitën për brohoritjet dhe plus 23 mijë euro për ndodhitë tjera në terren dhe tribuna, bëri të ditur AlsatTV.. Rumunia ndeshjen e radhës me Lituaninë më 17 nëntor në Plosheti do ta luajë pa shikues, ndërsa ndeshja në fjalë për të cilën morën këto dënime me Serbinë më 14 tetor u mbyll pa gola. Serbia me 8 pikë e kryeson renditjen e Grupit të 4 të Ligës “C”, ndërsa Rumunia është e treta me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat