Allegri jep lajmin e keq

Futboll

Allegri jep lajmin e keq

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:02
Allegri jep lajmin e keq

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka nisur konferencën e sotme për shtyp me një konfirmim: Mario Mandzukic, sulmuesi kroat, nuk është rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës dhe nuk do të jetë ndaj Empolit. Në ndryshim, Sami Khedira do të shihet në vazhdim, nga fillimi i javës tjetër, nëse mund të bashkohet me grupin në stërvitje.

Duket ende e gjatë, megjithatë, mungesa e Emre Can, i cili është duke luftuar me një problem të tiroides. Për mesfushorin gjerman, trajneri bardhezi pohon: “Ai është duke bërë testet e fundit mjekësore dhe duhet të presim. Mund edhe t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Shpresojmë që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Natyrisht, nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo në interesin e gazetarëve, përmes pyetjeve të tyre. “A do ta lë Ronaldon të pushojë? Nesër ai luan. Le ta ndërmarrim atë hap rrotacioni në një tjetër kohë. Tani është mirë dhe luan. Le të shohim si do të shkojnë këto dy ndeshje të kampionatit, pastaj të kalojmë edhe kthimin me Manchester United.

Më tej, do t’i shohim dy ndeshjet e tjera të Ligës së Kampionëve me sy ndryshe. A po shërbehet mirë Ronaldo? Ne duhet të jemi përgjithësisht më të saktë në pasimin e fundit, sepse po shënojmë pak në krahasim me atë që prodhojmë”, – sqaron Allegri.

Dhe shënimi i pak golave në krahasim me atë lojë që prodhohet, shkakton rrezikun e vuajtjeve si kundër Genoa. “Ne kemi lënë dy pikë me Genoa dhe nuk mund të lëmë dy të tjera nesër. Përballemi me një skuadër që luan mirë, e katërta për menaxhimin e topit në gjysmën e kundërt të fushës. Është një ndeshje, që mund të bëhet e ndërlikuar, nëse nuk e marrim seriozisht, siç duhet.

Kundër Genoa kemi pësuar një gol, sepse kemi rënë në gjumë, me një tërheqje të çuditshme, por për 55 minuta kemi pasur një lojë të mirë. Pastaj, u ndëshkuam në gabimin e parë. Nuk duhej, por mund të ndodhë. Tani duhet të fitojmë. Do të kemi nevojë për tendosje fizike dhe mendore, që të luajmë mirë”, – përgjigjet Allegri.

Në mbrojtje mund të ketë disa ndryshime. Szczesny konfirmohet, ashtu si njëri mes Cancelo dhe Alex Sandro do të qëndrojë jashtë (hapësirë ??e mundshme për De Sciglio). Grumbullimi i parë për Spinazzola. Nuk mund të mungonte ngacmimi i përhershëm për Allegrin: a është sezoni i duhur për Champions-in?

“Fitorja ndaj Manchesterit erdhi në një mbrëmje të bukur për ne. Klubi ka bërë blerje të shkëlqyera, Ronaldo e ka ngritur vetëvlerësimin dhe vetërespektin e gjithë ekipit. Do ta kujtoj ndeshjen ndaj Manchester United si njërën nga më të shkëlqyerat, por nuk jam i krahasueshëm me Guardiolën dhe Ancelottin në nivelin e Ligës së Kampionëve. Ne kemi humbur dy finale, shpresojmë që ky të jetë një edicion i mirë”, – nënvizon trajneri bardhezi.

Së fundmi, ai i uroi mbarësi Marottës: “I uroj atij më të mirën, kudo që të shkojë. Marotta ishte krijuesi i sukseseve të Juventusit, së bashku me lidershipin tjetër. Një epokë e re ka filluar, me njerëz që kanë bërë tashmë historinë e Juventusit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat