“Barça nuk e ka Messin por ka lojtarë tjerë të mëdhenj”

Futboll

“Barça nuk e ka Messin por ka lojtarë tjerë të mëdhenj”

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:40
Messi

Ish-lojtari i Barcelonës, Martin Montoya e ka diskutuar El Clasicon dhe e ka paralajmëruar Barcelonën për rrezikun nga Real Madridit, mirëpo ai beson se ish-skuadra e tij ka kualitet edhe pa Lionel Messin e lënduar.

Barcelona e pret në shtëpi Realin të dielën duke filluar prej orës 17:15.

“Do të jetë një ndeshje me shumë gola, sepse kështu është kjo ndeshje. Shumë atraktive, dhe me shumë raste shënimi”, ka thënë Montoya për Goal.

Montoya momentalisht është lojtar i Brightonit dhe ai tha që gjithmonë dëshiron fitore nga ish-klubi i tij.

“Real Madridi është skuadër e madhe. Mendoj se rezultati do të jetë 2-1 ose 3-1 për Barcelonën”.

“Messi është gjithçka, mirëpo Barcelona ka lojtarë të tjerë të rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat