Tragjedia e Leisterit, lojtarët i bashkohen ceremonisë së nderimit

Futboll

Tragjedia e Leisterit, lojtarët i bashkohen ceremonisë së nderimit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:44
Tragjedia e Leisterit, lojtarët i bashkohen ceremonisë së nderimit

Tragjedia e Leisterit, lojtarët i bashkohen ceremonisë së nderimit për ish-pronarin e tyre
Tragjedia e ndodhur në Leister Siti ka shokur të gjithë botën e futbollit. Ditën e djeshme ishte dhe skuadra e Leisterit që konfirmoi vdekjen e pronarit Tai Viçai  Srivaddhanaprabha.

Ditën e shtunë në darkë helikopteri me të cilin udhëtonte pronari i klubit anglez, pësoi defekt dhe ra nga 200 jard pas nisjes duke shpërthyer në flakë.

Ndërsa ditën e sotme në ceremoninë e nderimit të Tai Viçai Srivaddhanapranha janë bashkuar dhe të gjithë lojtarët e skuadrës angleze.

Në këtë ceremoni protieri Shmajkel është parë duke lotuar nga mërzia për pronarin e tij, për të cilin tha fjalët më të mira. Ndërsa më poshtë ndiqni dhe disa nga fotot gjatë kësaj ceremonie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat