Ramsey drejt Milanit

Futboll

Ramsey drejt Milanit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:25
Ramsey drejt Milanit

E ardhmja e Aaron Ramsey mund të jetë në Itali dhe me shumë mundësi te skuadra e Milanit. Por kuqezinjtë duhet të tregohen të shpejtë, pasi për 27-vjeçarin interesohen edhe ekipe si Chelsea, Manchester United dhe Everton, të cilët janë gati të konkurrojnë për mesfushorin.

Gjithsesi, ajo që dihet është se uellsiani do të largohet nga Arsenali në qershor, kohë kur i skadon edhe kontrata. Për të zëvendësuar Ramsey-n, “Topçinjtë” kanë hedhur sytë nga Juan Mata, kontrata e të cilit me Manchester United është pranë skadencës, por lojtari ka një pagë shumë të lartë, gjë që mund të bëhet problem për kalimin e tij nën urdhrat e Emery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat