Icardi pas fitores me Lazion: Të vazhdojmë kështu

Futboll

Icardi pas fitores me Lazion: Të vazhdojmë kështu

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:22
Mauro Icardi

Ylli argjentinas po vazhdon të tregojë formë të mirë. Mauro Icardi ishte edhe njëherë me radhë njeriu që udhëhoqi Interin drejt fitores.

Mbrëmë kapiteni i zikaltërve realizoi dy gola ndaj Lazios në fitoren 3-0 në Olimpico.

Ai theksoi se është i kënaqur me ecurinë e skuadrës, por nuk beson se Interi mund të rivalizojë me Juventusin për titull, ndonëse dy skuadrat i ndajnë gjashtë pikë në tabelë.

“Si unë ashtu edhe skuadra po kalojmë në një formë të mirë. Po luajmë mirë, me përjashtim të ndeshjes me Barcelonën dhe duam të përmirësohemi më tepër”, ka thënë Icardi për Sky Sport Italia.

“Ne nuk jemi skuadra anti-Juventus, pasi jemi disa hapa prapa arritjeve të tyre në vitet e fundit, por jemi të lumtur me atë që po bëjmë”.

“Jemi në rrugë të mbarë dhe duam të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë”, ka theksuar argjentinasi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat