Ballkani trondit llapjanët, Gjilani pa problem me KEK-un

Futboll

Ballkani trondit llapjanët, Gjilani pa problem me KEK-un

Nga: K. Goca Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:26
Lojtarët e Ballkanit

Llapi nga Podujeva tronditet nga Ballkani i Therandës, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.  Për llapjanët është një humbje rëndë, sepse e lë më larg synimit për titullin e kampionit. Në minutën e 71-të, Durim Gashi siguroi fitoren e Ballkanit.

Llapi renditet në pozitën e tretë me 23 pikë, kurse Ballkani është i teti me 18 sosh.

Gjilani para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj të fundosurit KEK-ut nga Kastrioti. Wilber Perez shënoi në minutën  e 33-të dhe Vilfor Hysa në atë të 85-të shënuan për fitoren e Gjilanit. KEK-u është i fundit me 1 pikë, kurse Gjilani është i pesti me 20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat