Kryetrajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, është i lumtur për fitoren me rezultat 2:1 ndaj Drenicës, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës. “Ndeshja e arsyetoi epitetin e derbit rajonal, ndërsa unë i uroj futbollistët për fitoren dhe angazhimin e madh që e patën.
Për asnjë moment nuk kemi menduar që do të jetë një ndeshje e lehtë dhe kjo u dëshmua për 90 minuta. Krijuam shumë raste, sidomos me Kastriot Rexhën, i cili shënoi njëherë, por sot fati ia ktheu shpinën, sepse duhet të realizonte së paku një het-trik”, tha Ramadani.