Dy talentët e Ajaxit pëlqejnë idenë e transferimit te Barcelona

Futboll

Dy talentët e Ajaxit pëlqejnë idenë e transferimit te Barcelona

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:54
Dyshja e Ajaxit, Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt

Dyshja e Ajaxit, Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt do të donin të luanin për Barcelonën.

Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen, ka thënë se bashkëvendësve të tij, Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt, do t’iu pëlqente të luanin në ‘Camp Nou’.

Barcelona prej kohësh është e interesuar për këtë dyshe të Ajaxit, ku po konkurron me Manchester Cityn.

“Të gjithëve në ekipin kombëtar do t’iu pëlqente të luanin për Barcelonën, sepse është ekipi më i mirë në botë”, ka deklaruar Cillessen,

“Unë nuk kam luajtur me De Jong te Ajaxi, por kam luajtur për disa javë me De Ligt, sepse ai iu bashkua ekipit të partë në verën e vitit 2016. Kam punuar me të gjatë fazës përgatitore, para se të transferohem te Barcelona. Ai është një lojtar me shumë kualitete, dhe është vetëm 19 vjeçar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat