Santiago Solari është deklaruar i lumtur për fitoren e Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/16 së Kupës së Mbretit.
Trajneri argjentinas ka drejtuar për herë të parë Real Madridin, duke shënuar fitore 0-4 në udhëtim te Melilla.
“Jam shumë i lumtur, ka parë ekipin të lumtur, që luanin me intensitet dhe entuziazëm, pa u ndalur për 90 minuta”, ka deklaruar Solari.
“Kemi luajtur kundër një kundërshtari të vështirë, i cili të vë në presion dhe luan mirë pavarësisht që është pjesë e Second B”.
Solari është emëruar trajner i Real Madridit përkohësisht pas shkarkimit të Julen Lopetegui.