Përkundër fitores, Gattuso thotë se akoma nuk po luajnë si skuadër

Futboll

Përkundër fitores, Gattuso thotë se akoma nuk po luajnë si skuadër

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:07
Trajneri i AC Milan rino Gattuso

Trajneri i AC Milan rino Gattuso ka thënë se Kuqezinjtë nuk janë duke luajtur akoma si skuadër, megjithëse fituan ndaj Genoa-s 2-1 të mërkurën.

Milan mori kryesimin e ndeshjes që në fillim të takimit me Suso-n, por autogoli i Romagnoli-t barazoi gjithçka. Në fund të takimit ishte përsëri qendërmbrojtësi ai që shënoi, këtë herë në portën kundërshtare.

Me këtë fitore Milan ngjitet në vend të katërt të renditjes së Serie A, por Gattuso duke folur për Sky Sport thotë se nuk po luajnë akoma si skuadër.

“Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm, jemi ngjitur në renditje, por akoma nuk po luajmë si skuadër.

“Po shënojmë gola të mrekullueshëm, por duhet të përgëzojmë edhe Dinnarumma-n, i cili bëri një prite të pabesueshme kur rezultati ishte 1-1.

“Një vend mes katër më të mirëve ishte hapi i parë, tani duhet të qëndrojmë aty. Duhet të vazhdojmë kështu pasi akoma nuk kemi arritur asgjë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat