Guardiola: Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur këtë lojtar

Futboll

Guardiola: Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur këtë lojtar

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 08:18
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka thënë se do të bëjë gjithçka për ta bindur talentin Brahim Diaz për të qëndruar te Manchester City.

19 vjeçari pati një ndeshje të mirë duke shënuar dy gola në fitoren 2:0 të Manchester Cityt ndaj Fulhamit në Kupën e Ligës, ku në portë për kampionët e Premierligës u paraqit portieri i Kosovës, Arianet Muriqi.

Brahim Diaz është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn, ndërsa ka pasur spekulime se ai mund të largohet nga ‘Etihad Stadium’, për të gjetur një skuadër ku do të kishte më shumë minuta.

“Kur luan kundër ekipeve të mëdha nuk është e lehtë për lojtarët e rinj, por Brahim tregoi kualitetet e tij përsëri, stërvitjet e tij janë gjithmonë të pabesueshme dhe ai është vlerësuar me të vërtetë nga të gjithë ne”, ka deklaruar Guardiola pas fitores ndaj Fulhamit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai e di se ne duam që të qëndrojë, por pas kësaj gjithçka varet nga ai dhe agjenti i tij. Do të bëjmë absolutisht gjithçka për ta mbajtur këtu, më pas ai vendos, por ne e duam atë këtu”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat