Fund i hidhur!

Futboll

Fund i hidhur!

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:54
Rooney

Futbollisti Wayne Rooney humbi një penallti dhe DC United u eliminua në play-off në MLS (Ligës amerikane), me Columbus Crew që avancoi më tej. Sulmuesi anglez ishte i pari nga tre lojtarët e DC United që gabuan nga pika e bardhë, ndërsa Columbus Crew u tregua  më i saktë, duke fituar me 3:2. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa pa vazhdimeve dy herë nga 15 minuta sërish baras (2:2).  Higuain hapi me gol serinë e penalltive, ndërsa Rooney nuk e imitoi dot, duke gabuar, ashtu si Acosta e De Leon, me Columbus Crew që shkon në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, ku do të ndeshet me New York Red Bulls. Federico Higuain shënoi në minutën e 20-të dhe 96’ për Columbus dhe Frederic Brillant (21’) e Nick DeLeon (116’) për DC United. Fund i hidhur për Rooneyn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat