Mourinho: Nuk jemi pretendentë për titull

Futboll

Mourinho: Nuk jemi pretendentë për titull

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 13:14
Jose Mourinho

Trajneri portugez nuk pret që skuadra e tij të luftojë për titullin e kampionit në Premier Ligë.

Starti i dobët i stinorit e ka lënë Manchester Unitedin plot nëntë pikë larg nga dy skuadrat kryesuese, Manchester City dhe Liverpool.

“Djajtë e Kuq”, aktualisht renditen në pozitën e tetë me 17 pikë dhe sipas Jose Mourinhos, ekipi i tij nuk ka synim titullin e kampionit.

“Kur je jashtë top katërshes nuk mund të flasësh për garën e titullit”, ka thënë Mourinho.    

“Por nëse arrijmë të kthehemi në mesin e katër skuadrave, atëherë mund të shohim se cila do të jetë distanca mes kundërshtarëve”.

“Besoj se deri në fund të muajit dhjetor do të jemi në një pozitë më të lakmueshme, ku do të mund të bisedojmë për objektiva më të mëdha sesa ato që kemi tani”, ka theksuar ai. Manchester United nesër do të ndeshet me Bournemouth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat