Cristiano Ronaldo do t’i japë më shumë mundësi Juventusit për ta fituar Ligën e Kampionëve në këtë stinor, sipas Luis Figos.
Ronaldo e ka filluar për së mbari stinorin e tij të parë me Juventusin pas transferimit nga Real Madridi gjatë kësaj vere për 112 milionë euro.
Ylli portugez ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime në këtë stinor të Serie A-së.
“Juventusi ka shumë opsione tani”, ka thënë Figo për DAZN.
“Ronaldo garanton kualitet dhe gola sepse është një fitues, më i miri në botë”, ka thënë legjenda portugeze.
“Juventusi ka më shumë mundësi që ta fitojë ligën e Kampionëve këtë stinor”.