Inter me “5 yje” mposht me lehtësi Genoa-n

Futboll

Inter me “5 yje” mposht me lehtësi Genoa-n

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 17:22
Inter

Inter vazhdon ecurinë fantastike në Serie A. Skuadra e Luciano Spalletti-t ka mposhtur me lehtësi Genoa-n në San Siro me rezultatin e pastër 3-0. Me këtë fitore, zikaltrit tani ndodhen vetëm tre pikë larg Juventus-it në vend të dytë, me ekipin torinez që luan më vonë ditën e sotme dhe ka mundësi të rikthejë diferencën e gjashtë pikëve me një fitore ndaj Cagliari-t.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 14’ me golin e Gagliardini-t. Mesfushori i talentuar italian megjithëse kohët e fundit nuk ka luajtur shumë, ka shfrytëzuar mundësinë e tij duke pasur një impakt të menjëhershëm. Vetëm dy minuta më pas Inter dyfishon rezultatin me Mateo Politano-n. Kjo është hera e parë që pas prillit të 1996-ës që dy italianë shënojnë dy gola për Inter në 20 minutat e para. Atëherë ishin Branca dhe Carbone.

Me golin e dytë Inter luan me qetësi dhe vetëbesim të madh duke mos lejuar miqtë të rrezikojnë thuajse asnjëherë portën e tyre. Rasti i vetëm i Genoa-s, (nëse mund të quhet rast), është gabimi trashanik i Handanovic, i cili për pak sa nuk dërgon topin në rrjetën e tij. Pas pushimit Inter vulos përfundimisht fitoren me dopietën e Gagliardini-t.

Në fund, kishte kohë edhe për Joao Mario-n të shënonte golin e parë të sezonit me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Ai është rikthyer dhe është një armë më shumë e këtij Inter-i të frikshëm. Por zikaltrit nuk kishin të ngopur, Nainggolan i rikthyer nga dëmtimi ka shënuar golin e pestë në sekondat e fundit të takimit. Një fitore e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat