Deklarata e Shaqirit çmend Serbinë! Me 6 nëntor takohen C. Zvezda-Liverpool!

Futboll

Deklarata e Shaqirit çmend Serbinë! Me 6 nëntor takohen C. Zvezda-Liverpool!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:58
Shaqiri gjatë ndeshjes kundër Zvezdës

Futbollisti më i mirë shqiptar, Xherdan Shaqiri, është shumë i qetë dhe nuk e lodhë kokën fare me Serbinë shoviniste.  Portali serb “Kurir” vazhdon të merret me djaloshin e artë nga Republika e Kosovës, që luan për klubi e madh anglez Liverpoolin dhe është pjesë e kombëtares së Zvicrës.

Pa fije turpi dhe në mënyrë skandaloze shkruan “Kurir”, se Shaqiri është i lindur nën Serbi. “Lojtari zviceran dhe i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i cili është i lindur në Serbi, thotë se nuk i intereson për ndeshjen që do të luhet të martën në orën 18.55 në stadiumin ‘Rajko Mitiç’.

"Unë nuk mendoj se ata (Cërvena Zvezda) janë rivalët më të mirë. Të jem i sinqertë, nuk më intereson për ndeshjen në Beograd”,- tha Shaqiri, transmeton portali serb. “Shaqiri është një lojtari që shpesh e përzien politikën me sport, siç bëri gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, ku gjatë lojës Serbia - Zvicra bëri shqiponjën dykrenore. Për këtë arsye ai u gjobit me 10,000 euro, shkruan ky farë portali. Deklarata e Shaqirit çmend Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat