Kosova ndeshet me Ukrainën

Futboll

Kosova ndeshet me Ukrainën

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:17
Kosova

Kombëtarja A e Kosovës në konkurrencën e femrave sot ka udhëtuar drejt Antalyas në Turqi për disa ditë përgatitje. “Për vashat tona gjatë qëndrimit disaditorë në Antalya, FFK-ja përmes agjentit të FIFA-s për ndërmjetësim të ndeshjeve Kenan Kurtesh njëherësh pronar i Rival Tours, e që është edhe mik i FFK-së dhe presidentit Ademi, ka aranzhuar edhe dy ndeshje me Kombëtaren A të Ukrainës. Ndeshjet do të zhvillohen më 9 dhe 12 nëntor.

Për përzgjedhësen e Kombëtares A, Afërditë Fazlija kjo përgatitje dhe këto dy ndeshje janë të mirëseardhura për të parë gjendjen e formën e futbollisteve por edhe të skuadrës në përgjithësi. Të kujtojmë se herën e fundit Kombëtarja A në fillim të shtatorit pati dy ndeshje me Maqedoninë, ku në ndeshjen e parë luajti baras pa gola dhe në ndeshjen e dytë shënoi fitore me rezultat 2:0”, bëhet e ditur nga FFK.

Lista e futbollisteve: Ilfete Kryeziu, Besarta Leci, Lavdije Behrami, Gjenifer Pjetri, Liridona Syala, Marigonë Tahiri, Edona Kryeziu, Feride Kastrati, Blertë Shala, Qëndresa Bajara, Veronë Berisha, Kaltrinë Biçkaj, Donjetë Haxha, Agnesë Rexha, Anjeza Rexhepi, Valentinë Limani, Leonorë Ejupi, Fjolla Shala, Anita Racaj, Modesta Uka, Aurora Behluli, Flutura Agaj e Besjana Reçica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat