Kukësi nis spastrimet, i pari e pëson sulmuesi boshnjak - Bota Sot
Kukësi nis spastrimet, i pari e pëson sulmuesi boshnjak

Futboll

Kukësi nis spastrimet, i pari e pëson sulmuesi boshnjak

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Kukësi nis spastrimet, i pari e pëson sulmuesi boshnjak

Nuk ka qetësi te Kukësi. Ecuria e fundit rezultative nuk ka qenë ajo e pritshmja, që dëshiron presidenti Safet Gjici. Trajneri Cungu është ankuar për dëmtimet e shumta, ndërkohë që në fillim, kur zëvendësoi Peter Pacult, trajneri shkodran kritikoi edhe merkaton e bërë në verë.

Duke qenë se kjo binte ndesh drejtorit Nderim Nexhipi, që e ka udhëhequr procesin e përforcimeve, Cungu nuk është ndalur më në këtë temë. Por, realiteti tregon se prurjet e verës i ka aktivizuar pak, ose aspak. Që do të thotë se nuk janë në planet e tij.

Në këtë drejtim duket se ka nisur para kohe edhe “zbrazja e dollapëve” nga elementët e tepërt. Kështu, klubi verilindor ka njoftuar ditën e sotme “divorcin” me Haris Harba, i cili mbërriti në verë te nënkampionët e vendit.

Sulmuesi 30-vjeçar boshnjak luajti 190 minuta loja, duke u aktivizuar në 4 ndeshje, në 12 javët e deritanishme të kampionatit të Superiores. Natyrisht, ka luajtur edhe në Kupën e Shqipërisë, 2 ndeshje, dhe ka shënuar një gol në fitoren 4-1 ndaj Orikut.

“Futboll Klub Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Haris Harba. Sulmuesi ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me ne. Boshnjaku u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së verës. Klubi falënderon Haris Harba për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...