Arsenali është përballur me një lëndim të tmerrshëm gjatë ndeshjes së Europa Ligë kundër Sportingut të enjten, pasi që Danny Welbeck është detyruar që të largohet nga fushë shkaku i një lëndimi të rëndë.
Welbeck, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë në Portugali është zëvendësuar në minutën e 29’të te ndeshjes me Pierre-Emerick Aubameyang.
Ky është një lëndim i tmerrshëm për lojtarin e Arsenalit, i cili sapo ishte rikthyer nga një lëndim i gjatë që e pësoi në sezonin e kaluar.