S’kanë të sosur problemet për Real Madrid, humbet gjyqin me La Liga-n

Futboll

S’kanë të sosur problemet për Real Madrid, humbet gjyqin me La Liga-n

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Gareth Bale

Real Madrid është rikthyer tek fitoret në fushë, por punët nuk po shkojnë mirë në gjykata. “Los Blancos” kanë humbur gjyqin me La Liga. Këta të fundit, paditën klubin pasi kanë ndryshuar tipografinë në fanella në mes të sezonit.

Ligji është i qartë: Në Ligën e Kampionëve, Botërorin e Klubeve, Superkupën Europiane dhe Kupën e Mbretit, mund të ndryshohet stili i fanellës, në kampionatin vendas “jo” . Fanella dorëzohet në fillim të sezonit dhe duhet të mbetet e njëjtë deri në fund. Real Madrid nuk është pajtuar, pasi donin të përdornin një stil shkrimi të ndryshëm dhe kanë vepruar edhe pse në kundërshti me ligjin.

Siç shkruan “AS”, “galaktikët” kanë lajmëruar krerët e La Ligës, por njoftimi është bërë me vonesë  dhe nuk është aspak i vlefshëm. Gjykata e Shkallës së Parë e Madridit i ka dhënë të drejtë La Ligës në vendim e saj, ku shkruhet: Ajo çfarë është provuar është se të gjithë klubet në La Liga duhet të paraqesin në fillim të sezonit madhësinë dhe grafikën e shkrimit të numrave dhe të emrit të lojtarëve në fanellat e tyre. Real Madrid e ka dorëzuar fanellën e saj, por e ka ndryshuar në mes të sezonit. Referuar ligjit, klubi spanjoll detyrohet të zgjedhë një font të caktuar për emrat dhe numrat në fanellat e lojtarëve.

Gjithashtu, pala e paditur, në këtë rast Real Madrid do duhet që të paguajë të gjitha shpenzimet e gjyqit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat