Tifozët e Dortmundit ‘turpërojnë’ drejtuesit e Bayernit, u hedhin birrë pasi Paco shënoi golin e fitores

Futboll

Tifozët e Dortmundit ‘turpërojnë’ drejtuesit e Bayernit, u hedhin birrë pasi Paco shënoi golin e fitores

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:18
Drejtuesit e Bayernit

Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge ishin të pranishëm në ”Signal Iduna Park” për ta shikuar Bayern Munich përballë Borussia Dortmundit në Klasikën e parë të këtij sezoni.

Për fatin e keq të Hoeness dhe Rummenigge, Dortmundi triumfoi me rezultat, 3-2, duke e forcuar pozitën e parë në tabelë, me shtatë pikë larg bavarezëve.

Për ta bërë edhe më të keqe këtë aventurë për dyshen drejtuese, tifozët e Dortmundit hodhën birrë mbi kokat e tyre.

Incidenti ndodhi në minutën e 73-të, kur Paco Alcacer shënoi golin e fitores për Dortmundin.

Pas ndeshjes, Hoeness dhe Rummenigge u larguan të turpëruar, dhe u përcollën me vërshëllima nga tifozët e Dortmundit.

Bayern Munich nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon me trajnerin, Niko Kovac, i cili shumë lehtë mund të shkarkohet në ndeshjet e ardhshme, nëse dështon të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat