Matuidi: Mbappe është një kombinim i Messit, Ronaldos dhe Ibrahimoviqit - Bota Sot
Matuidi: Mbappe është një kombinim i Messit, Ronaldos dhe Ibrahimoviqit

Futboll

Matuidi: Mbappe është një kombinim i Messit, Ronaldos dhe Ibrahimoviqit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:59
Kylian Mbappe dhe Kylian Mbappe

Talenti francez vazhdon të shkëlqejë nga java në javë në skuadrën e PSG.

Kylian Mbappe me të drejtë cilësohet si një prej lojtarëve më premtues në futboll, ku ndonëse është vetëm 19-vjeçar është kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë të PSG dhe kombëtares së Francës.

Bashkë lojtari i tij tek Franca, Blaise Matuidi e krahason Mbappen me ikonat e futbollit si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviq.

“Mbappe ka një personalitet të veçantë dhe i tillë është edhe si futbollist”, ka thënë Matuidi.

“Ai tashmë është një futbollist i madh, pasi ka shumë talent. Çdo futbollist i madh njihet për personalitetin e tij. E kam parë tek Zlatan, tani e shoh Cristianon, e po

ashtu edhe Messi është i tillë”.

“Kylian duhet të vazhdojë me këta hapa dhe do të bëhet më i miri në botë”, ka deklaruar ish-futbollisti i PSG. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera