Frenkie de Jong, “ylli i fshehur” në përballjen ndaj Francës

Futboll

Frenkie de Jong, “ylli i fshehur” në përballjen ndaj Francës

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 00:41
Frenkie de Jong

Holanda ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Francës me rezultatin 2:0.

“Tulipanët” ishin dominues në secilin aspekt kundër kampionëve të botës, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Lojtarët e Koeman diktuan tempon e lojës gjatë 90 minutave duke qenë fantastik në mesfushë.

Për këtë flasin më së miri edhe statistikat e mesfushorit të ri, Frenkie de Jong.

Ai regjistroi plot 95 pasime, nga të cilat 93% ishte i saktë, duke futur këtu edhe një pasim kyç.

Gjithashtu lojtari fitoi 11-metërshin të cilin në gol e ktheu Memphis Depay.

De Jong fitoi 2 duele me kundërshtarët dhe pati dy interceptime, gjithashtu një driblim të suksesshëm.

Pikërisht këto statistika tregojnë pse Barcelona dhe gjigantët e Evropës po “çmenden” pas Frenkiet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat