Chelsea, 200 milionë stërlina buxhet për merkaton e janarit, edhe Hysaj në listën e Sarri - Bota Sot
Chelsea, 200 milionë stërlina buxhet për merkaton e janarit, edhe Hysaj në listën e Sarri

Futboll

Chelsea, 200 milionë stërlina buxhet për merkaton e janarit, edhe Hysaj në listën e Sarri

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:50
Elseid Hysaj

Chelsea do të hyjë fuqishëm në janar në merkaton e dimrit dhe Roman Abramovich ka miratuar një buxhet prej 200 milionë stërlinash për t’u shpenzuar dhe për të përforcuar ekipin e trajnerit Maurizio Sarri. Sipas të përditshmes britanike “The Express”, blutë e Londrës planifikojnë 4 blerje në janar dhe trajneri italian ka gati listën e lojtarëve që do të sjellë në “Stamford Bridge”.

I pari në listën e shpenzimeve është Alex Sandro që luan me Juventusin, për të cilin do të shpenzohen 50 milionë stërlina. Anësori brazilian kërkohet me ngulm nga trajneri Sarri, ashtu sikurse me ngulm ai kërkon të sjellë në Premier League shqiptarin Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi është një nga të besuarit e Sarrit, që e ka patur gjithnjë pas në Serinë A, tek Empoli dhe Napoli, ndaj tani kërkon ta sjellë te Chelsea.

Dy emrat e tjerë që përflitet se do të përforcojnë Chelsea në merkaton e janarit janë mbrojtësi Nathan Ake, që luan me skuadrën e Bornemouth, që ashtu si Hysaj kushton 40 milionë stërlina. Pjesa e mbetur e buxhetit do të përdoret për të sjellë në Londër mesfushorin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic, që kushton 70 milionë stërlina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera