Kosova lë prapa të gjithë, ka shënuar më së shumti gola dhe ka goldallimin më të mirë në Ligën e Kombeve

Futboll

Kosova lë prapa të gjithë, ka shënuar më së shumti gola dhe ka goldallimin më të mirë në Ligën e Kombeve

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:20
Kosova

Statistika mbresëlënëse për “Dardanët” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Kosova jo vetëm që u kualifikua si e para në grup por shkëlqeu edhe me lojën e saj pothuajse në të gjitha ndeshjet.

Madje përfaqësuesja jonë ka arritur të shënonte më së shumti gola nga të gjithë pjesëmarrësit tjerë në Ligën e Kombeve. Vetëm në dy ndeshjet e fundit Kosova ka realizuar gjithsejtë nëntë gola, në fitoret 5-0 ndaj Maltës në udhëtim dhe mbrëmë ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë, 4-0.

Kosova në gjashtë ndeshje ka realizuar në total 15 gola, shifër kjo që nuk e ka arritur asnjë kombëtare tjetër, derisa ka pranuar vetëm dy gola, që njëherësh i bën djemtë e Bernard Challandes si ekipin me goldallimin më të mirë në të gjitha divizionet e Ligës së Kombeve.

Misioni i radhës i Kosovës është kalimi në finalen e Ligës D, ku për kundërshtar në gjysmëfinale do të ketë Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat