Ademi takoi presidentin e UEFA-s, por çka biseduan?

Futboll

Ademi takoi presidentin e UEFA-s, por çka biseduan?

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:49
Ademi takoi presidentin e UEFA-s, por çka biseduan?

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi,  në Sarajevë ka takuar presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin. Me këtë rast presidenti i UEFA-s e përgëzojë presidentin Ademi për punën e shkëlqyeshme dhe e uroj për suksesin e ekipit kombëtar në Ligën e Kombeve. Gjatë këtij takimi ata diskutuan edhe për projektet dhe strategjinë e FFK-së, derisa presidenti Çeferin e ftoi presidentin Ademi në takim më 12 dhjetor në selinë e tij në Nion.
Presidenti Ademi gjatë qëndrimit në Sarajevë ka takuar edhe zyrtarë të lartë të FIFA-s si dhe homologë nga federatat e tjera simotra, të cilët po ashtu e kanë përgëzuar për suksesin e arritur në Ligën e Kombeve dhe për promovimin në Ligën C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat