Shqipëria në grup të fortë

Futboll

Shqipëria në grup të fortë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:31
Shqipëria

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin eliminator të Eropianit të 2020-s për femrat që do të zhvillohet në Gjeorgji. Skuadrat kombëtare të Shqipërisë U19 dhe U17 për femra kanë mësua ditën e sotme kundërshtarët që do të kenë në grup.

Një grup aspak i mirë për Kombëtaren U19, pasi do të duhet që të masë forcat me skuadra pretendente si Gjermania, Portugalia dhe Azerbajxhani. Ka qenë FSHF që ka bërë njoftimin në lidhje me këtë short të hedhur ditën e sotme.

Njoftimi i FSHF-së:

“Eshtë hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjeorgji 2020” për kombëtaren e femrave U-19. Gjithsej jane 12 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e tretë sëbashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Azerbajxhanin.

Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet në Portugali në datat: 02, 05, dhe 08 Tetor 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elite do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 12 grupet".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat