Allegri nuk ka asnjë dyshim

Futboll

Allegri nuk ka asnjë dyshim

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:07
Allegri nuk ka asnjë dyshim

Massimiliano Allegri u ndal në disa tema në konferencën për shtyp përpara sfidës me SPAL-in. Nga Topi i Artë, tek lojtarët që pritet të luajnë titullarë në takimin e kësaj të shtune. Gjithsesi, tranjeri i Juventus u duk i qetë përpara kësaj sfide, ku si gjithmonë objektivi i vetëm është fitorja.”

“Nuk e di se kush do të jenë finalistët për Topin e Artë, por Ronaldo e meriton pa më të voglin dyshim. Sa i përket takimit me SPAL-in, Perin do të jetë titullar, ndërkohë besoj se Matuidi do të qëndrojë pushim dhe Dybala do ta nisë nga stoli. Është e sigurt se Cristiano dhe Mandzukic do të jenë titullarë”.

Allegri u shpreh mjaft i lumtur për paraqitjen e disa prej futbollistëve të tij, qoftë me klubin, apo dhe me kombëtaret respektive. Gjithashtu, ish-tekniku i Milanit u ndal edhe tek dëmtimet e lojtarëve, por dhe për ekipin që ka në dispozicion.

“Khedira ka probleme me kaviljen, nëse do të ketë përmirësim, do të kthehet pas dy javëve. Shpresoj se Bernardeschi do të jetë gati të martën. Më duhet të them se jam i lumtur për lojtarët që kam në dispozicion, e kam shumë të vështirë të bëj zgjedhje në formacion. Sa i përket Dybalas, u gëzova shumë për golin e tij me Argjentinën, ai e dashuron kombëtaren e tij. Në ndeshjet e fundit, edhe Mandzukic më ka pëlqyer, ai punon shumë për skuadrën”.

Aktualisht, Juventus renditet në vendin e parë të Serisë A, me 34 pikë të grumbulluara në 12 takime. Bardhezinjtë kanë një avantazh prej 6 pikësh me Napolin e vendit të dytë dhe 9 pikë përpara Interit, që gjendet në vendin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat